Mbaron afati për dorëzimin e armëve të paligjshme në Serbi, mblidhen më shumë se 100,000 armë

schedule12:18 - 30 Qershor, 2023

schedule 12:18 - 30 Qershor, 2023

Në serbi këtë të premte është dhe afati i fundit që qytetarët kanë për dorëzimin e armëve të paligjshme. Ky ishte një vendim që u mor nga qeveria serbe pas dy ngjarjeve të rëndë të ndodhura njëra në një shkollë dhe një tjetër në një zonë tjetër ku si pasojë e dy sulmeve humbën jetën 19 personave.

Qeveria serbe u bëri thirrje qytetarëve që deri më 30 qershor të dorëzojnë armët e tyre të paligjshme, pa u përballur me pasoja kriminale.

Pas përfundimit të afatit do të vendosen dënime të rënda për pronarët e armëve pa leje.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara për publikun, deri më sot janë dorëzuar gjithsej 104.275 armë dhe pajisje ushtarake. Konkretisht, janë dorëzuar 78.302 armë zjarri, 4.085.000 raketa dhe 25.914 mina, mjete shpërthyese dhe raketa-hedhëse individuale antitank. Shumica e armëve ishin të përqendruara në qendrat kryesore urbane, tha policia, dhe më e vjetra nga armët e dorëzuara ishte prodhuar në vitin 1907.

Sipas të dhënave zyrtare, 570 mijë qytetarë në Serbi kanë patentë për armë zjarri. Megjithatë, autoritetet nuk e tregojnë numrin e armëve që mbulohen nga këto leje. Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP) në një raport të publikuar në vitin 2018 thekson se 1.1 milionë armë zjarri janë në posedim të ligjshëm të qytetarëve.

Ndërkohë kujtpjmë se më 3 maj, një nxënës i shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit qëlloi dhe vrau gjithsej nëntë shokë të klasës, rojen e shkollës dhe plagosi pesë fëmijë të tjerë dhe një mësues. Më pak se 48 orë më vonë, një i ri vrau nëntë dhe plagosi 11 vetë në tre fshatra në rajonin e Mlladenovacit, 50 kilometra në jug të Beogradit.

Këto dy ngjarje tragjike krijuan një sërë mobilizimesh qytetare kundër dhunës me demonstrata masive në Beograd dhe qendra të tjera urbane që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!