“Mbaroi”, qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një viti policia gjen dhe arreston vlonjatin

schedule12:24 - 5 Korrik, 2022

schedule 12:24 - 5 Korrik, 2022

Ka marrë fund arratia 1 vjeçare e shtetasit L.R, banues në Vlorë pas finalizimit të operacionit policor të kduar “Over.”

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!