Mbappe te Reali? Dorëzohen drejtuesit e PSG-së: E pamundur ta mbash me zor

schedule12:51 - 8 Janar, 2022

schedule 12:51 - 8 Janar, 2022

Kylian Mbappe është lojtari më i përfolur në këtë merkato, për shkak të zërave që e lidhin atë me një transferim te gjigandët e Real Madrid.

Pas këmbënguljeve të vazhdueshme të skuadrës madrilene për të marrë shërbimet e sulmuesit francez kanë bërë që të “dorëzohen” drejtuesit e PSG.

Arritja e një marrëveshje mes PSG-së dhe Mbappe duket e vështirë dhe në këtë kushte, parisienët po e shikojnë gjithmonë e më larg sulmuesin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, kushëriri i Nasser Al-Attiyah, Rally Dakar, ka zbuluar gjithçka teksa është shprehur se askënd nuk mund ta mbash me zor.

“Mbappe te Reali? Tani dini gjithçka. Kur dikush dëshiron të largohet, është gati-gati e pamundur ta mbash me zor”, ka deklaruar kushëriri i Nasser Al-Attiyah.

Siç duket Mbappe tani është më afër se kurrë drejt transferimit te “Los Blancos”. Edhe vetë Mbappe ka pranuar publikisht se ëndrra e tij është të transferohet te Reali, aty ku do bashkohet me shokun e tij, Karim Benzema, me të cilin pritet të formojnë një dyshe të frikshme në sulm. /f.a/abcnews.al