Kylian Mbappe e ka shqetësuar shumë klubin e tij, Paris Sanit Germain, me planet që ka verën e ardhshme. Sulmuesi dëshiron të luajë për Francën edhe në Euro 2020, edhe në Lojërat Olimpike.
Kombëtaren e ka në zemër, ashtu si Michel Platini. Nëse ylli i dikurshëm i “gjelave” nuk pranoi nga Juventusi asnjë kufizim për aktivizimin me Francën, edhe Kylian Mbappe nuk dëshiron të jetë ndryshe.
Mediat franceze shkruajnë se sulmuesi i Paris SG ka në plan që të luajë jo vetëm me ekipin përfaqësues në finalet e Euro 2020-ës, gjithnjë nëse arrihet kualifikimi, por edhe në turneun olimpik që do të zhvillohet në Tokio.
Kjo do të thotë se 20-vjeçari do të ketë një verë tepër të ngarkuar vitin e ardhshëm, me fare pak pushim, diçka që e ka shqetësuar pa masë klubin parizien.
Presidenti Al Khelaifi dhe trajneri Tuchel janë të alarmuar, pasi lodhja dhe mungesa e pushimit mund të bëjë që Mbappe të mos jetë në formën e duhur në sezonin pasardhës 2020-2021, gjë që mund të ndikojë shumë në rezultatet e skuadrës, pasi ai është një nga lojtarët kryesorë.
Euro 2020 nis në 12 Qershor të vitit të ardhshëm dhe përfundon në 12 korrik, me Francën që është një nga pretendentët kryesore.
Lojërat Olimpike në Tokio fillojnë në 24 korrik, pra më pak se dy javë pas mbylljes së Olimpiadës, dhe përfundojnë në 9 gusht. Mbappe nuk ka luajtur kurrë për Shpresat franceze, por mosha e lejon të aktivizohet, ndërsa gjithçka mbetet në dorë të trajnerit Silven Ripol./ABC News Albania 24/7