Mbappe shpëton Francën nga humbja, Kroacia ia del në Danimarkë

schedule22:43 - 10 Qershor, 2022

schedule 22:43 - 10 Qershor, 2022

Franca ka marrë vetëm një pikë në duelin kundër Austrisë në transfertë dhe mbetet në vendin e fundit në grupin 1 të Ligës A në Nations League.

Ky takim përfundoi me rezultatin 1-1 dhe ishte Laimer ai që ndëshkoi “Gjelat” në pjesën e parë, ndërsa Mbappe shmangu humbjen në fund.

Fitoren e parë e ka marrë Kroaci, që triumfoi në transfertë 1-0 kundër Danimarkës që kishte fituar dy duelet e para. Pasalic ishte heroi i skuadrës së tij.

AUSTRI-FRANCË 1-1
Laimer 37’ / Mbappe 83’

DANIMARKË-KROACI 0-1
Pasalic 69’