Kylian Mbappe është larguar përsëri nga kombëtarja e Francës. Pasi mungoi në ndeshjet e muajit të shkuar, përfshirë dhe atë kundër Shqipërisë, Mbappe do të mungojë dhe për sfidat kundër Turqisë dhe Islandës. Ylli i PSG-së u grumbullua paraprakisht nda Didier Deschamps, por për shkak dëmtimi, është rikthyer te klubi parisien.
Alternativat për Francën nuk mungojnë, sidomos në repartin e sulmit. Dembele, Griezzman, Giroud, Coman e shumë të tjerë janë në garë për një vend në formacionin startues, për dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020./abcnews.al