Mbappe nis “kundërsulmin”/ Sulmuesi francez kthehet në stërvitje, pas akuzave për përdhunim

schedule12:36 - 17 Tetor, 2024

schedule 12:36 - 17 Tetor, 2024

Kylian Mbappe u kthye të stërvitet me Real Madrid pasi kaloi një javë të tënsionuar. Ylli francez u vendos në shënjestër të polemikave, pas akuzës së rëndë për perdhumin dhe hetimet e nisura për këtë nga policia e Stokholmit.

Një grua e re denoncoi sulmuesin se e kishte dhunuar seksualisht në hotelin, ku ai dhe miqtë e tij qëndruan në kryeqytetin suedez gjatë fundjavës së shkuar.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale, hetimet vijojnë, pasi autoritetet mbrodhën prova nga dhomat e hotelit si dhe morën veshjet e denoncueses.

Pas një reagimi të parë në rrjetet sociale, ku I cilësoi këto akuza si “fake neës”, Mbappe ka hedhur në kundërsulm avokatët e tij.

Sipas mediave franceze, ata kanë përsëritur me forcë se gjithçka është një “falsitet i montuar për të prishur imazhin e klientit të tyre”. Duke qëndruar në këto deklarime “Kylian Mbappe është i qetë dhe i gatshëm të përballet në gjykatë për të vërtetuar pafajësinë e tij”.

Ndërkohë, vetë futbollisti ka nisur përgatitjet për fazën e fundit të rikuperimit, pas dëmtimit që e la jashtë sfidave të fundit me Real Madrid dhe kombëtaren e Francës.

Sipas mediave pranë klubit “los blankos”, do të jetë e vështirë që ai të luajë si titullar në sfidën e së shtunës, ku skuadra madrilene do të zbresë në transfertën kundër Celta Vigo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!