Kylian Mbappe dhe Neymar janë prej kohësh në qendër të vëmendjes. Kontratat e tyre me PSG-në përfundojnë në verën e vitit 2022. Interesimi për ta është i madh, teksa kampionët e Francës po bëjnë maksimumin për të rinovuar kontratat e dy yjeve të sulmit.
Marco Verratti, mesfushori italian i PSG-së, në RMC Sport shprehet optimist në lidhje me rinovimin e dyshes Mbappe-Neymar. “Jemi skuadër më e forta me Mbappe dhe Neymar në fushë. Bisedoj shumë me të dy, por nuk mund t’u tregoj se çfarë flasim.
Ama, unë mund t’u garantoj se bisedojmë shumë me njëri-tjetrin. E ndjej që duan të qëndrojnë te PSG, e kanë të qartë që janë pjesë e një klubi të madh me një projekt shumë ambicioz. Për mua, të fitosh këtu është ndryshe nga të fitosh diku tjetër.
Kemi filluar një projekt shumë të madh këtu. Objektivi ynë është fitimi i Champions League. Mendoj se po i afrohemi gjithnjë e më shumë nivelit të skuadrave të mëdha, madje mendoj se sot për sot nuk ka skuadër më të fortë se e jona“, përfundoi Verratti. /abcnews.al