Mbappe në versionin “CR7”/ Sulmuesi francez synon rekordet e portugezit

schedule15:52 - 22 Shkurt, 2025

schedule 15:52 - 22 Shkurt, 2025

Basti është tepër i vështirë, dhe ai e di shumë mirë këtë.

Kilian Mbape, njëra nga egot më të mëdha të futbollit botëror sot për sot arriti në 28 gola në sezonin e parë për Realin, dhe objektivi është të barazojë ose të kalojë rekordet e një farë Kristiano Ronaldo.

Legjenda e gjallë portugeze është shënuesi më I mirë në historinë e klubit madrilen, madje duket i paarritshëm me 450 gola në 438 ndeshje, në 9 sezone gjithsej, por duket se Mbape ka një fillim shumë të mirë.

Kapiteni i Francës është në nivelin e 28 rrjetave në 38 ndeshje deri tani këtë sezon, dhe i duhet të realizojë edhe vetëm 5 që të barazojë vitin e parë të CR7 në “Bernabeu”.

Kristiano pati 33 gola në 35 ndeshje, ndërsa sipas mesatares që Mbape ka aktualisht, ai mund të arrijë në 51 nëse Reali mbërrin në finalen e Championsit dhe të Kupës së Botës për klubet.

Natyrisht, sulmuesi francez duhet të përmirësojë mesataren për të kapur nivelin e efikasitetit të portugezit, që kurrë nuk qe më poshtë se 0.91 gola për ndeshje.

Për momentin, Mbape ka 0.79 gola për ndeshje.

Gjithsesi, fillimi është shumë i mirë, aq më tepër që kaloi një periudhë fillestare shumë të vështirë në Madrid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!