Kylian Mbappe ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij. Ylli i PSG-së ëndërrohet nga shumë klube, sidomos nga Real Madrid. 21-vjeçari është shprehur gjithmonë që nuk do të nxitohet për të ardhmen dhe po pret momentin e duhur për t’u larguar.
L’Equipe raporton se sulmuesi e ka ndarë mendjen të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në kryeqytetin francez. Ai nuk do t’i bëjë presion klubit për ta lejuar të largohet, aq më tepër në këtë periudhë krize ekonomike për të gjithë.
Krizë që ka prekur kampionët e Francës, të cilët kanë zgjedhur të rivlerësojnë situatën në skuadër. Shpenzimet do të ulen dhe nuk përjashtohet shitja e disa lojtarëve, por “reforma” nuk do të prekë fare Kylian Mbappe, i cili cilësohet si lojtari më i rëndësishëm. /abcnews.al