Skenarëve të dëshirës së Kylian Mbappe për t’u larguar nga Paris Saint-Germain në merkaton e ardhshme të janarit, është përgjigjur drejtori sportiv i kampionëve francezë, Luis Campos.
“Mbappe nuk më ka thënë kurrë asgjë për dëshirën për t’u larguar në janar. Unë e mohoj këtë informacion. Nëse është i lumtur këtu, duhet ta pyesni. Kjo është një pyetje shumë serioze. E shoh duke vazhduar të punojë si një profesionist i lartë”, ka thënë ai përmes “Canal+”. /G.D abcnews.al/
?️ “Kylian ne m’a jamais parlé de partir en janvier”
Luis Campos dément les rumeurs de départ concernant Mbappé ainsi que celles circulant à son sujet ?️#PSGSLB | #UCL pic.twitter.com/DmPDCBL7Aq
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) October 11, 2022