Kriza ekonomike që ka shkaktuar përhapja e madhe e koronavirusit është e madhe dhe efektet e saj do të dallohen më qartë në të ardhmen. Futbolli ishte kthyer në një industri gjigante dhe çmimet e transferimeve të futbollistëve po preknin shifra të pabesueshme. Diçka e tillë nuk do ndodhë më.
Karl-Heinz Rummenigge ishte i pari që paralajmëroi se do jetë e vështirë të shohim një klub që do paguajë 100 milion euro për një lojtar, teksa Daniel Cohn-Bendit shkon edhe më tej. Eurodeputeti ndalet te Kylian Mbappe në një prononcim për spanjollen AS, duke zbuluar se sa ka rënë çmimi i yllit të PSG-së.
“Mbappe nuk do të kushtojë më 200 milion euro, pas kësaj krize kartoni i tij do të vlejë vetëm 40 milion euro. Kjo krizë do të fshijë irracionalitetin që ekziston në botën e futbollit. Do të jetë si një bombë bërthamore”, deklaron eurodeputeti gjermano-francez. /abcnews.al