“Mbappe kishte akord me Realin, koronavirusi prishi gjithçka”

schedule12:36 - 12 Prill, 2020

schedule 12:36 - 12 Prill, 2020

Kylian Mbappe është ëndrra e madhe e Real Madrid dhe Florentino Perez nuk do të dorëzohet derisa t’ia dalë të shohë yllin e PSG-së me fanellën e “Los Blancos”. Nga Franca vjen një lajm i bujshëm në lidhje me këtë çështje.

Jerome Rothen zbulon për Radio Montecarlo se sulmuesi kishte arritur një akord me klubin spanjoll, por shpërthimi i koronavirusit bllokoi gjithçka. Gjithsesi, ish-lojtari i PSG-së është i bindur që transferimi i Mbappe në “Santiago Bernabeu” është thjeshtë çështje kohe.

E di nga informacione të sigurta që Mbappe dhe Real Madrid kishin arritur praktikisht akordin mes tyre. Por, ajo që po ndodh në botë do e shtyjë transferimin e lojtarit në Madrid. Nuk ka shanse që ai të qëndrojë te PSG apo të rinovojë kontratën. Palët kanë arritur një marrëveshje, Mbappe do të largohet në verë nga PSG, është thjesht çështje kohe”, deklaron Rothen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!