Mbappe ka uruar që Reali të fitojë Kupën e Botës për Klube

schedule16:53 - 8 Shkurt, 2023

schedule 16:53 - 8 Shkurt, 2023

Kylian Mbappe duket se mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me Real Madridin. Sulmuesi francez 24-vjeçar i Paris Saint-Germain, i cili ndodhet në Rabat për të ndjekur një program rehabilitimi për dëmtimin e tij, duket se është takuar në hotel me Aurelien Tchouameni, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera, shkruan abcnews.al.

Mirëpo, siç u bë e ditur, superylli i kampionëve francezë thuhet, sipas faqes spanjolle “Defensa Central”, se i ka uruar bashkatdhetarit të tij që Reali të fitojë Botërorin për Klube.

Kujtojmë se Los Blancos përballen me Al-Ahly sot në mbrëmje për gjysmëfinalen e turneut. /G.D abcnews.al/