Kylian Mbappe është shpallur për herë të dytë radhazi si futbollisti më i mirë francez i vitit nga France Football. Sulmuesi i PSG ka dhënë një prononcim për revistën franceze, aty ku zbulon edhe bisedën e parë që bëri me Neymar.
20-vjeçari tregon një detaj interesant në lidhje me rivalitetin me Leo Messin, teksa tregon edhe çfarë i tha Ousmane Dembele, i cili është shok skuadre me “pleshtin” te Barcelona.
NEYMAR – “Unë luaj për të qenë i rëndësishëm dhe deciziv për ekipin. Shokët e skuadrës më pasojnë më shumë topa tani dhe unë përfitoj për t’i dërguar në rrjetë. Neymar? Nuk ka ndodhur asnjë konfrontim me të, ai është ylli i skuadrës. Kur erdha te PSG, i thashë që nuk kisha ardhur për t’i zënë vendin por për ta ndihmuar”.
KËPUCA E ARTË – “E di që Messi më ndiqte dhe u ndërgjegjësova se mund të fitojë një garë të tillë. Kishte rast kur shënoja tre gola dhe Leo përgjigjej me shënimin e katër golave më pas. I thashë Dembelesë: ‘E pamundur, po ma bën me qëllim?‘”. /abcnews.al