Mbappe: E ardhmja? Nuk është ende koha e duhur për ta zbuluar

schedule22:02 - 14 Maj, 2024

schedule 22:02 - 14 Maj, 2024

Duke qenë se Mbappe tashmë ka njoftuar se do të largohet nga PSG, ai është pyetur se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

“Në jetë duhet të marrësh kohë për gjithçka, e vetmja gjë që duhet të dihet është se po largohem nga PSG. Pjesa tjetër ndoshta nuk është koha për ta zbuluar.

Është e vështirë, shumë më tepër se sa mund të duket. Është një kapitull në jetën time që po mbyllet, por Ligue 1 ka ende një vend të rëndësishëm në jetën time.

Përfaqësuesh i denjë i këtij kampionati dhe po largohem me kokën lart, por nuk do ta kisha arritur kurrë pa Monaco dhe padyshim PSG-në ku të gjithë kishin besim tek unë”, është shprehur sulmuesi francez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!