Real Madrid nuk heq dorë nga ëndrra Kylian Mbappe. Sulmuesi 20-vjeçar është objektivi i madh i Florentino Perez dhe klubit spanjoll. Rreth kësaj çështje ka folur edhe Vadim Vasilyev, ish-zëvendës presidenti i Monacos, klub ku shpërtheu Mbappe.
Rusi nuk ka dyshime rreth transferimit të yllit francez te “Los Blancos”. Vasilyev ka konfirmuar sërish për Le Parisien se kampioni i botës do të vazhdojë karrierën te Real Madrid dhe diçka e tillë është vetëm çështje kohe.
“Mbappe do të transferohet te Real Madrid. Nuk e di kur ta bëjë këtë lëvizje, por më duket një gjë e paevitueshme“, thekson ish-drejtuesi i klubit nga Principata në lidhje me lojtarin francez. /abcnews.al