Mbante drogë me vete, pranga 19-vjeçarit në Dibër

schedule09:50 - 21 Shtator, 2023

schedule 09:50 - 21 Shtator, 2023

DIBËR- Një 19-vjeçar është arrestuar në Dibër për posedim të lëndëve narkotike. Ai u kap teksa po lëvizte në afërsi të një shkolle. Policia e Shtetit prej ditësh vijon punën për goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë në një operacion të shtrirë në pesë qarqe të vendit u vunë në pranga mbi 200 persona, të cilët ishin të përfshirë në shpërndarje të lëndëve narkotike./ abcnews.al