Mbante armë dhe eksploziv/ Pranga 57-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i shërbente një grupi kriminal

schedule10:44 - 20 Mars, 2025

schedule 10:44 - 20 Mars, 2025

VLORË-  Një 57-vjeçar i identifikuar si Xhevair Sinanaj është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Paraprakisht dyshohet se armët dhe lënda eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!