Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbanin mina në makinë, jepet vendimi për xhaxhain dhe nipin në Vlorë

schedule11:17 - 12 Gusht, 2023

schedule 11:17 - 12 Gusht, 2023

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg xhaxhain dhe nipin që u kapën dy ditë më parë duke lëvizur me mina në qytet.

Sipas informacioneve mësohet se në seancën e kësaj të shtune, prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe ka kërkuar arrestimin me burg për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.

LEXO EDHE:  “Ndal, policia”, momenti i arrestimit të xhaxhait dhe nipit në Vlorë. Mbanin mina në makinë



Gjyqtarja Emirjana Dimo ka lënë në fuqi masën e sigurisë.

Këta dy shtetas janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës dy ditë më parë, pasi në makinën e tyre janë gjetur dy mina me telekomandë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!