ELBASAN-Mëngjesin e të hënës Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kontrolluan banesat e 14 personave. Operacioni u ndermor në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit. Një procedim I regjistruar vitin e shkuar fillimisht për veprën penale të zjarrëvënies pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët.
Gjatë këtij, operacioni policia ka rrestuar Denis Hasallaën, vëllanë e deputetit socialist, Saimir Hasalla, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi municioni luftarak si dhe Bledar Çullhaj, 36 vjeç pasi I është gjetur një thikë.
Gjatë hetimeve Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.
Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit. Kontrollet e kryera kishin për qëllim grumbullimin e provave të reja për veprimtari të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.
Gjatë operacionit është kontrolluar banesa e Leli Kaja administratori i Eco -Elb si dhe 7 drejtuesve teknik në bashkitë e Qarkut. Kontrolle janë kryer dhe në banesat e mbikqyresve të kontrates me Eco-Elb./abcnews.al