Dy persona, të cilët lëviznin të armatosur në Tiranë, u vënë në prangat e policisë gjatë kontrolleve të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Dritan Ago u arrestua në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pasi policia kishte marre informacione se ai lëvizte i amatosur. 37-vjeçarit iu gjet në automjetin e tij një pistoletë me 10 fishekë si edhe 4 doza kanabis.
Sipas uniformave blu, Ago është një person me precedentë të mëparshëm penale, pasi ka qenë i hetuar në Itali si i përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike.
Edhe Enver Sylaj u prangos nga Forcat Speciale dhe ato “Shqiponja”për të njëjtën akuzë, atë të armembajtjes pa leje. Në makinën e 27-vjeçarit me origjinë nga Tropoja u gjet një pistoletë me 14 fishekë.
Blutë e kryeqytetit ndaluan gjithashtu edhe 22 shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale./abcnews.al