Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.
Sigurisht që në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe personi i tij i zemrës Xhensila Myrtezaj, e cila erdhi surprizë në fund të emisionit duke i emocionuar të gjithë.
Ajo i dedikoi këngën “Çelsi i zemrës” duke ia kënduar live në emision teksa e përqafonte.
Gjatë bisedës ata kanë treguar për historinë e tyre të dashurisë, për takimin e parë, por edhe për zënkat që kanë me njëri-tjetrin.
Ndoshta nuk do ta besoni, por në të vërtetë, edhe Xhensila me Besin zihen për një foto, saktësisht se pse ky i fundit nuk i bën këngëtares foto.
“Unë dhe Xhensila ishim në makinë dhe po ktheheshim nga Gjiri i Lalzit për në Tiranë. Kishim ndezur kondicionerin se ishte vapë. Si çdo çift që për një budallik, mbanim inat me njëri-tjetrin dhe nuk i flisnim njëri-tjetrit. Rrugës afrohemi me një kamioçinë me rimorkio mbrapa ku ishte një çift. Ata ishin aq të lumtur dhe ai djali që ishte i fejuari i bënte foto. Ndërsa ne prandaj ishim zënë se nuk i kisha bërë foto. I pata bërë 2 foto dhe i thash lere nuk të bëj më. Ishim zënë tek shtëpia dhe Xheni më mbante mëri. Ata ishin çifti më i lumtur. I thash shih sa turp, ne brenda në makinë me kondicioner, me të gjitha, ata në rimorkio, shih sa të lumtur që janë. E di pse janë të lumtur tha, se ai po i bën foto asaj”, ka treguar Bes Kallaku.
“Mesazhi në fund është që të lutem bëji foto bashkëshortes sa më shumë që të jemi të lumtur”, shtoi Xhensila duke qeshur.