Limoni është një antiseptik natyral, aroma e të cilit përmirëson disponimin e njerëzve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Përveç kësaj, limoni mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga pagjumësia falë aromaterapisë.
Prisni një limon në katër pjesë çdo natë para se të shkoni në shtrat, shtoni pak kripë dhe lëreni afër komodinës. Falë këtij truku të thjeshtë, dhoma do të mbajë erë të mrekullueshme dhe do të merrni frymë më lehtë.
Përveç kësaj, nëse vuani nga astma ose alergjitë, por edhe nëse keni të ftohtë, thithja e ajrit me aromë limoni është një ilaç ideal. /abcnews.al