Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e së shtunës në Kolumbi, kur dy pilotë të ushtrisë humbën jetën pas përplasjes në ajër të avionëve luftarakë që ata drejtonin.
Ngjarja u regjistrua në qendër të Kolumbisë, teksa avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane ishin duke zhvilluar një stërvitje ushtarake, për një shfaqje ajrore që do të mbahej disa ditë më pas.
Forcat Ajrore të Kolumbisë iu shprehën ngushëllimet familjarëve të pilotëve, teksa një hetim ka nisur për shkaqet e këtij aksidenti.
“U shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë familjes së pilotëve të ndjerë, nënkolonelit Mario Andrés Espinosa González (RIP) .
“Pilotët nuk vdesin, ata thjesht fluturojnë më lart ”, shtoi ai.
/abcnews.al