Mbajti peng në një banesë nënën e dy fëmijëve nga Durrësi, arrestohet lushnjari, e kërcënonte për të bashkëjetuar me të

schedule09:26 - 2 Gusht, 2022

schedule 09:26 - 2 Gusht, 2022

Është arrestuar autori që mbajti peng për 7 ditë, Ersida Dyrmishin, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte zhdukur që prej 25 Korrikut.

Njoftimi për gjetjen e 30-vjeçares u dha sot nga policia e Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se pengmarrësi është një 32-vjeçar nga Lushnja, Marjus Musaku  i dënuar më parë për pengmarrje.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme 30-vjeçares duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Ersida Dyrmishi  ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!