Mbajnë gjallë traditën/ Artizanet e fundit të Krujës, punojnë prej vitesh në tezgjah

schedule20:18 - 8 Qershor, 2024

schedule 20:18 - 8 Qershor, 2024

Flutura është ndër të paktat gra në Krujë e cila mban gjallë traditën e punimeve në tezgjah.

Nga duart e saj dalin qilima shumëngjyrësh, veshje tradicionale e punime të tjera që përdoren për dekorimin e shtëpive.

Flutura kujton se dikur tezgjahu ishte një vegël që nuk mungonte në asnjë shtëpi krutane. Ditët e sotme numri i atyre që punojne ende është tkurrur ndjeshëm.

Të rejat nuk i tërheq ky zanat shekullor. Flutura ka dy vajza por asnjëra prej tyre nuk ushtrohet në tezgjah.

Kjo traditë që po harrohet ngadalë nga shqiptaret befason dhe mrekullon të huajt të cilët kanë dëshirë të ndjekin në punishte gjithë procesin.

Dëshira, është një tjetër artizane. Mbi tezgjah ka afro 50 vite.

Për shumë vite punoi për të tjerë ndërsa kohët e fundit ka hapur një dyqan në pazarin e vjetër të krujës, pragun e të cilit e kalojnë me dhjetëra turistë në ditë.

Për punimet artizanale, traditën dhe historinë Kruja është ndër qytetet më të vizituara në cdo ditë e stinë të vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!