Mendoni gjatë dhe mirë se me kë kaloni kohë në shkollë, karriera juaj mund të varet nga kjo, sipas themeluesit dhe miliarderit të Meta, Mark Zuckerberg.
Gjatë një interviste në muajin shkurt, atij iu kërkua këshilla se si të rinjtë mund të jetojnë një jetë për të cilën mund të jenë krenarë dhe si të ndërtojnë diçka që mund të ketë një ndikim të madh pozitiv në botë.
Mark nuk nguroi të përgjigjej dhe dha edhe disa këshilla praktike për këdo që mbaronte kolegjin.
“Unë jam gjithmonë shumë i fokusuar te njerëzit dhe mendoj se vendimi më i rëndësishëm që ndoshta do të merrni nëse jeni në kolegj është se me kë e rrethoni veten”, tha Zuckerberg. “Sepse bëhesh si njerëzit me të cilët e rrethon veten”, shtoi ai.
“Kur jeni duke u përpjekur të kuptoni rrethin tuaj ose jeni duke vlerësuar mundësi të ndryshme pune, pyesni veten ‘cilët janë njerëzit për të cilët, në një univers alternativ, do të dëshironit të punonit, edhe nëse ata thjesht do të jenë kolegë në atë që po bëni, tha Zuckerberg.
Kjo sepse se do të mësoni shumë prej tyre, pasi vlerat e tyre përputhen me tuajat ose mendoni se do t’ju shtyjnë. Njerëzit janë gjithashtu, në përgjithësi, të fokusuar tek objektivat dhe ndoshta nuk janë mjaftueshëm të fokusuar në lidhjet dhe njerëzit me të cilët në thelb po ndërtojnë marrëdhënie”, tha ai, duke shtuar se është një përgjigje e ngjashme nëse zgjidhni një partner ose miq.
Zuckerberg punëson vetëm njerëz për të cilët do të dëshironte të punonte
Zuckerberg hapi Facebook-un me studentët e tjerë të Harvardit, Dustin Moskovitz, Eduardo Saverin, Andrew Mccollum dhe Chris Hughes në 2004.
Që atëherë, grupi është ndarë, por Facebook, tani Meta, ka më shumë se 500 miliardë dollarë. Kompleti i aplikacioneve të tij, duke përfshirë Instagram dhe ËhatsApp, përdoren nga miliarda përdorues çdo ditë.
Zuckerberg nuk përmendi askënd personalisht në përgjigjen e tij, por tha se ai zbaton logjikën e tij të shkollës kur punësohet në Meta.
“Unë do të punësoj dikë që të punojë për mua vetëm nëse mund ta shoh veten duke punuar për të”, tha Zuckerberg. “Në një univers alternativ, nëse do të ishte kompania e tyre dhe unë do të kërkoja të shkoja të punoja diku, a do të isha i lumtur të punoja për ta?”/abcnews.al