Kylian Mbappe i ra e gjithë pesha e humbjes së Francës mbrëmë ndaj vicrës me penallti, me yllin e PSG, që humbi atë të fundit dhe i dha fitoren kundërshtarëve.
Momenti më i keq i karrierës për sulmuesin, që gjithsesi është në nisje të karrierës dhe do ketë mundësi të rikuperojë në të ardhmen.
Natyrshëm mërzitja e tij ishte e madhe mbrëmë, por të shumtë ishin ata që e mbështesnin dhe inkurajonin të vazhdonte përpara. Një prej tyre ishte edhe legjenda Pelle.
Ish-sulmuesi i Santos dhe Brazilit i thotë Mbappe të mbajë kokën lart sepse sot nis kapitull i ri. “Mbaje kokën lart, Kylian! Nesër (sot) është dita e parë e një rrrugëtimi të ri”, shkruan Pelle. /abcnews.al
Keep your head up, Kylian! Tomorrow is the first day of a new journey, @KMbappe.
— Pelé (@Pele) June 28, 2021