Muma Mweemba rezultoi të ishte kundërshtar shumë i dobët për të përballuar furinë e Florian Markut. Në ndeshjen e zhvilluar në Londër kampioni shqiptar e gjunjëzoi që në raundin e parë kundërshtarin dhe sfidoi hapur anglezin Connor Benn, djalin e ish-kampionit të botës, Nigel Benn.
Së fundmi Marku ka marë një përgjigje nga Eddie Hearn, promotori i Benn. Ai i është përgjigjur shqiptarit në Twitter, teksa shkruan: “Mos u fut në panik, do të flas me Sam (Sam Jones, agjent i Markut) të bëjmë diçka. Koha të kesh duele të vërteta”.
“Koha ime po vjen dhe do të sjell gjithë fansat e mi”, shkruan më pas Marku, i cili e ka shpërndarë premtimin e Hearn. Boksieri shqiptar ndër të tjera ka replikuar në Tëitter me promotorin e famshëm, duke i kërkuar të mbajë fjalën e dhënë.
Ok be a man of your word mr Edward ? #TeamMarku https://t.co/OP34T8wTFS
— Florian Marku ? (@FlorianMarku92) November 16, 2020
Marku nuk është mjaftuar me kaq, teksa ka dhënë edhe një intervistë ku e ngacmon sërish “Shkatërruesin” Connor Benn: “Gjithçka ai ka, e ka prej babait. Unë kam lindur duke luftuar”. /abcnews.al
?"EVERYTHING HE HAD WAS FROM HIS FATHER; I WAS BORN IN FIGHTING"@FlorianMarku92 talks MMA, @sjamboxing, no promoter yet & why he wants @ConorNigel@mrsamjones88
Full Video via link
? | https://t.co/3GaUyr5NXq pic.twitter.com/tbQKr1j7Bu— Seconds Out Boxing (@SecondsOutLive) November 16, 2020