Mbahet peng për disa orë në Laç një person

schedule11:17 - 6 Nëntor, 2017

schedule 11:17 - 6 Nëntor, 2017

Një i ri nga Lezha është marrë peng dhe është rrahur në një banesë të braktisur. Ai pretendon se autorët i morën 200 mijë lekë dhe makinën, e cila u gjet në Fushë- Milot. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetin e personit në Itali.

Ky është personi që pretendon se u mbajt peng nga disa persona, të cilët e rrahën dhe e grabitën.
Artur Tushi nga Raboshta e Lezhës sipas policisë e cila i referohet denoncimit të tij, po lëvizte me makinën e tij tip Golf kur e morën dhe e çuan në një banese të braktisur në drejtim te rrugës së Burrelit.
Aty e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar para.
Pas disa orësh u la i lirë, por pasi i morën makinën dhe 200 mijë lekë që kishte me vete.
Makina u gjet e braktisur në Fushë – Milot pas denoncimit, por jo dhe autorët.
Policia ka dyshimet e saj rreth kësaj ngjarje.
Pas marrjes në pyetje, një hetues i tha ABC News, që dëshmia e denoncuesit nuk është shumë e qartë.
Tushi ka treguar se atij i kishin vënë një thes në kokë dhe nuk mundi të njohë autorët që e morën peng.
Pavarësisht deklaratave të tij, policia e Lezhës nisi hetimet edhe për pengmarrje për shkak të ndonjë konflikti të Artur Tushit me persona të tjerë.
Ai jetonte në Itali dhe kohet e fundit ishte kthyer pranë familjes, ndaj edhe policia ka dyshime se ngjarja mund të lidhet me aktivitetin e tij të zhvilluar në shtetin fqinj./ ABC NEWS

https://youtu.be/7JQB1-c0TF0