Mjeshtri i madh i violinës Hetem Qerimaj do ta festojë 85-vjetorin e lindjes ne skene. Koncerti “Harku i triumfit” do të bëjë bashkë jo vetëm familjen e artistëve, por edhe 2 instrumentistë francezë që kanë interpretuar në kolonën zanore të filmit “Gladiator”. Në një intervistë për “Abc News”, Hetem Qerimaj rrëfen emocionet e koncertit.
Ky event bën bashkë 3 breza të familjes Qerimaj së bashku me 2 artistë francezë të cilët kanë performuar në kolonën zanore të filmit hollivudian “Gladiator”. Tingujt e muzikës tradicionale janë shtylla kryesore e koncertit, por nuk do mungojë dhe muzika tradicionale evropiane.
Koncerti “Harku i triumfit” do mbahet mbrëmjen e së mërkurës në skenën e amfiteatrit, ku për 1 orë e 30 minuta do të përjetohet një festë e muzikës nga familja Qerimaj shoqëruar me një orkestër të madhe./ABC News Albania 24/7