Mbahet Java e Modës në Milano, kryesojnë veshjet festive dhe mbajtja e maskave

schedule13:07 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:07 - 25 Shtator, 2020

Ngjyra të ndezura dhe veshjet festive ishin ato që mbizotëruan në koleksionin e “Dolce & Gabanna” që u prezantua në Javën e Modës në Milano.

Vëmendjen tërhoqën më shumë veshjet me printin e leopardit si dhe dantatela të zeza.

Stilistët Domenico Dolce e Stefano Gabbana për këtë vit risollën koleksionin e 1992 si një mesazh për këtë periudhë të vështirë që i gjithë bota po përjeton.

Për shkak të masave për parandalimin e virusit, mbajtja e maskave dhe distancimi social, ishin dy elementë shumë të rëndësishëm edhe pse numri i të pranishëmve ishte i kufizuar.

Kujtojmë se Java e Modës së Meshkujve në Milano ishte planifikuar për javën 19– 23 qershor 2020 por u shty për në shtator për shkak të pandemisë. Koleksioni i meshkujve u ndërthur me atë të femrave. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!