“Napoli është plumbi i fundit i Cristiano Ronaldos ”, shkruan e përditshmja “Marca” ditën e sotme.
Gazeta e njohur, pavarësisht zërave të djeshëm të drejtorit sportiv Giuntoli , sqaron se pista blu për asin portugez nuk është zbehur fare dhe se Napoli tani përfaqëson shansin e fundit që ka në dispozicion për të luajtur Champions League edhe në vitin 2022- 23.
Jorge Mendes vazhdon të punojë për të, flitet për një huazim për një sezon. “Kur përfshihen Mendes dhe Ronaldo, gjithçka bëhet e mundur”, thotë burimi në fjalë duke e lënë ende të gjallë operacionin e bujshëm merkato. /f.a/abcnews.al