Mazi pret ministren austriake: Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të Unionit

schedule11:36 - 6 Maj, 2021

schedule 11:36 - 6 Maj, 2021

Këtë të enjte është zhvilluar në Kryeministri konferenca për mediat e Kryenegociatorit Zef Mazi me Ministren e Austrisë për Europën dhe Kushtetutën Karoline Edtstadler.

Në fjalën e tij Mazi theksoi se Shqipëria ka shprehur vendosmëri për të vijuar rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh. Me ministren diskutuam edhe për reformën në drejtësi”, tha Mazi.

Lexo edhe: “Po përpiqemi për pasaportën e gjelbër”, Xhaçka me ministren austriake: Të lehtësohen pengesat për rajonin

Ministrja austriake Karoline Edtstadler në fjalën e saj shprehur se Austria do të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo shtoi se Tirana zyrtare duhet që të vazhdojë reformat që ka nisur.

Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishte edhe Elisa Spiropali e cila u shpreh se Austria ka luajtur rol kyç si njohëse e reformave që kanë ndodhur në Shqipëri.

/abcnews.al/