Mazhoranca voton propozimin e Metës, Arben Shehu zgjidhet kryetar i ri i KLSH-së

schedule14:52 - 2 Korrik, 2020

schedule 14:52 - 2 Korrik, 2020

Arben Shehu do të jetë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Shehut me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Në seancën e sotme, Shehu ka bërë dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë

Pas votimit, Shehu ka bërë betimin dhe ka falenderuar deputetët.

“Falimenderit për besimin”, tha Shehu i cili zë kështu vendin e Bujar Leskajt i cili qendroi 7 vite në krye të KLSH.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, së Arben Shehut:

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME

1998-2002- Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005- Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011- Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018- Diplomuar për Administrim Biznes Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:

2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

Redaktor në “World Journal of Social Science Research” Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!