Mazhoranca voton pa diskutime pikat e rendit të ditës

schedule13:36 - 10 Maj, 2018

schedule 13:36 - 10 Maj, 2018

Pas fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend, deputetët e mazhorancës të pranishëm në sallë, nuk kanë vijuar me diskutimet për pikat e rendit të ditës por me propozim të kryetarit të grupit Taulant Balla kanë kaluar në votim.

Me 76 vota pro u miratuan raportet e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, të Departamentit të Administratës Publike e të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Me 75 vota të mazhorancës janë miratuar ndryshimet në projektligjin “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”,  si dhe projektligjet për kornizën shqiptare të kualifikimeve e atë mbi kontabilitetin e pasqyrat financiare.

Ky proces zgjati 15 minuta dhe në orën 13.00, seanca përfundoi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!