Mazhoranca përballë opozitës, dy interpelanca që mbahen nesër në Kuvend me Ramën e Lleshajn

schedule20:16 - 14 Tetor, 2020

schedule 20:16 - 14 Tetor, 2020

Kuvendi do të mbajë të enjten seancën e radhës plenare ndërsa në rend dite janë edhe dy interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës.

Si fillim do të jetë kryeministri Rama, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.

Vendin e tij më pas do ta zërë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Interpelanca është kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi.

Ky i fundit, në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se do të vërë përpara përgjegjësisë ministrin Lleshaj “për situatën e kriminalitetit në vend, drogës, Vettingut në polici dhe aksionet e OFL-së.

Postimi:

“Të dashur miq! Nesër në orën 10:00, sipas dëshirës, më ndiqni në Parlament – Interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, për kriminalitetin, drogën, Vetting-un në Polici, aksionin e OFL-së etj. Faleminderit!”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!