“Mazhoranca, e qetë dhe e sigurtë”, Minxhozi: Përfiton politikisht nga një përkrahje amerikane

schedule20:25 - 18 Tetor, 2023

schedule 20:25 - 18 Tetor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi ka diskutuar në studion e “Real Story” me deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, lidhur me “luftën” e paralajmëruar nga opozita në Kuvend të enjten ndaj mazhorancës. Ndër të tjera, ai e ka konsideruar këtë të fundit si të qetë dhe të sigurtë, pasi po përfiton politikisht nga një përkrahje amerikane.

Madje, sipas Minxhozit, as kryeministri Edi Rama është më shumë prezent si ministër i Jashtëm sesa i kryeministër.

Në ditën e parë kur Bardhi thirri deputetët, aty u mblodhën 42 persona, ishte shifra më e madhe. Personat në sallë në atë format nuk arritën dot as të hapin shishet e ujit dhe as të konsumojnë kafetë, sepse doli direkt deklarata e Ambasadën Amerikane, e pasuar nga BE. Vetëm se u morë vesh që një numër i madh deputetësh kishin shkuar dhe ishin ulur me Berishën, ndërkohë që deri dje ne kemi parë që ka pasur një grup të Bashës, ka pasur një grup të Berishës dhe një masë të madhe deputetësh që qendronin në mes, sepse thoshin as ky dhe as ky, por diçka tjetër. Që për mendimin tim është mendimi më afatgjatë dhe më largpamës. Ndërkohë, kishim një qendrim që kushtëzon dhe situatën e sotme në parlament, sepse ne realisht kemi pasur gjithmonë arbitra dhe nuk po them asgjë të re në 30 vjet. Edhe kur këtë situatë e ndan SHBA dhe BE, atëherë të mosqenit aty persupozon një akt që duhet ta ndërmarësh, dëshiron ose jo. Atëherë këta deputetë që kanë dëshiruar të jenë aty, është një situatë me kartonat rezervë, nuk i quanim se ishin. Deputetët që nuk i dinim emrat.

Tani janë në vendin e gabuar dhe me këtë rast, mazhoranca përfiton politikisht nga një përkrahje amerikane, e cila thotë se ai që bashkohet me Berishën nuk është aty ku duhet të jetë. Edhe unë këtu doja t’i thoja Klotildës që situata ku ti zgjedh që një herë e ka brenda grupimit dhe doktorin, edhe një herë tjetër t’i thua ‘jo’, sepse është doktori brenda, kjo ha debat. Problemi, përtej rezolutës është se së pari, kjo mazhorancë është më tepër e qetë dhe e sigurtë në një ambient ku nuk duhet të jetë i qete dhe i sigurtë, por duhet të jetë një kompeticion nismash dhe votimesh. E dyta, Rama është shumë pak prezent kohët e fundit, sepse është më shumë prezent si ministër i Jashtëm sesa si kryeministër dhe e treta për mua si qytetar që e shoh nga jashtë dhe nuk më pëlqen, është se në funksionin e vetë të kontrollit, legjislativit kushtetuese si kjo që ne kemi, i ka ulur parametrat në nivel kushtetues“, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!