Mazhoranca e opozita debate për buxhetin e Shëndetësisë

schedule15:07 - 10 Nëntor, 2017

schedule 15:07 - 10 Nëntor, 2017

Projekt- buxheti për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale ka përfshirë në debate mazhorancën dhe opozitën në komisionin parlamentar për çështjet sociale dhe shëndetësinë. Ministrja Ogerta Manastirliu ishte për të prezantuar prioritetet për vitin që vjen, ku deklaroi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten deri në 5%, ndërkohë që bonusi për specialistët do të shkojë deri në 250 mijë lekë në muaj.

Rreth 73 miliardë e 79 milionë lekë parashikohet të shkojnë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale vitin që vjen, përfshirë këtu 11 miliardë e 900 milionë lekë që vijnë nga kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe financimet për spitalin e Traumës dhe Njësinë e Helikopterëve.

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi projekt- buxhetin në komision parlamentar për punën çështjet sociale dhe shëndetësinë ku u shpreh për dyfishim të bonusit për mjekët specialistë që do të punojne larg vendbanimit dhe rritje pagash deri në 5% .

Opozita deklaroi se këtij buxheti i mungon vizioni për të nxjerrë shëndetësinë nga varfëria. Financimi sipas demokratit Tritan Shehu është 20 herë më i ulët se mesatarja evropiane, ndërkohë që nuk munguan as deklaratat politike.

Buxheti i vitit që vjen sipas ministres së Shëndetësisë financon rikonstruksioni tërësor dhe pajisjen e rreth 80 qendrave shëndetësore, ambulancave në vend. Projektin për modernizimin e QSUT dhe ndërtimin e një spitali për sëmundjet e brendshme si dhe financimet për parteneritet- publik privat.

PËR SHËNDETËSINË

49 miliardë e 294 milionë lekë ose 2.9% PBB

PËR MBROJTJEN SOCIALE

23 miliardë 785 milionë e 750 mijë lekë ose  1.4  % PBB./abcnews.al

 

https://youtu.be/zb6B_64-8sw

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!