Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Super operacion kundër Ndraghetas në Itali, anti-mafia arreston 334 persona mes tyre edhe politikanë

schedule09:10 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 09:10 - 19 Dhjetor, 2019

Politikanë, avokatë, Financierë, zyrtarë të shtetit, biznesmenë janë ndër të arrestuarit në Maxi operacionin e zhvilluar  mëngjesin e sotëm nga policia e Ros. Mes tyre edhe avokati dhe ish deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.

Me kërkesë të DDA-së, karabinierët  sekuestruan pasuri në vlerë prej rreth 15 milion euro.

Ky operacion është rezultat i hetimeve që zgjatën me vite që përveç Kalabrisë prek rajone të ndryshme të Italisë, ku  “Ndrangheta” ka shtrirë aktivitetin e saj në: Lombardi, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania, etj. Basilicata.

Disa të dyshuar janë arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në bashkëpunim me forcat e policisë lokale dhe në ekzekutimin e një urdhri të arrestit evropian lëshuar nga autoriteti gjyqësor i Catanzaro.

Në operacion janë angazhuar 2500 karabinierë të cilët në këto orë janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në gjithë rajonin.

Operacioni “Rinascita-Scott”,  i cili çoi në arrestimin e 334 personave, bëri të mundur  që hetuesit të identifikojnë dhe çmontojnë pasuritë e Ndranghetas në të gjithë territorin kombëtar dhe jashtë saj, duke cuar në pranga figura politike dhe të sipërmarrjes.

Policia Italiane ndërkohgë nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e personave por ajo që mbetet e qartë është se Operacioni është një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!