Karabinierët e Firences arrestuan 10 vetë në krahinat e Firences, Sienës, Prato, Parma, Milano, Romë dhe Varese.
Nga hetimi u arrit të identifikohej një grup kriminal i organizuar, i përbërë nga shqiptarë, të cilët shpërndanin, transportonin, shisnin kokainë dhe marihuana, të cilat vinin nga Shqipëria.
Baza e kokainës ishte Firence, ku u shitej me shumicë shpërndarësve; ndërsa marihuana transportohej nepermjet rrugeve detare nga Shqipëria dhe arrinte në qytete të ndryshme italiane.
275 kg marihuanë dhe 6 kg kokainë e cilesisë së lartë janë sekuestruar gjatë arrestimeve./abcnews.al