Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maxhuka: Cinikët duan ta shfaqin Vetëvendosjen si të paaftë për të marrë pushtetin

schedule09:37 - 17 Janar, 2020

schedule 09:37 - 17 Janar, 2020

Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka reaguar sërish këtë të premte në lidhje me mundësinë për marrëveshjen e koalicionit qeverisës me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Arlind Manxhuka e ka cilësuar si pozitiv faktin që e gjithë shoqëria është përfshirë në debat publik për qeverinë e ardhshme, për dallim nga herat e kaluara.

Ndër të tjera në reagimin e tij ai thekson se cinikët duan ta paraqesin VV-në si të paaftë për të marrë pushtetin.

“Per here te pare e gjithe shoqeria eshte perfshire ne debat publik e politik mbi qeverine e ardhshme, per kundruall koalicioneve te kaluara ku analiza e kritika ka qene gjithnje post festum. Prej AKP-se e Fondit Sovran, Prej MPB-se e te Presidenti, prej Kryeparlamentarit te ministrite shtese, te gjithe jemi futur ne debat. Prej koalicioneve super te shpejta ku ndaheshi borde e agjensi tash po debatohet per cdo levizje te vogel. Por, natyrshem, Levizja VETEVENDOSJE! s’do te ishte ndryshe po te mos ishte ndryshe dhe ne qasje. Nderkaq ciniket qe duan te paraqesin Levizjen si te paafte per te marre pushtetin, ne fakt, jane duke folur me shume per veten. Ata me mekanizmat logjike te gjykimit per stilin PAN-ist te qeverisjes duan te gjykojne paaftesine e Levizjes, nese ata gjykojne nga ajo perspektive atehere po, ne nuk jemi te afte te qeverisim si ta, shkruan Manxhuka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!