Maxhoranca ‘zemërgjerë’ me opozitën: Deputetët e përjashtuar do lejohen në seancë

schedule13:18 - 30 Tetor, 2023

schedule 13:18 - 30 Tetor, 2023

Mazhoranca ka anuluar vendimin e përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës. Në bazë të vendimit të fundit opozita është lejuar të hyjë në seancën parlamentare që do të nisë sot në orën 17:00.

ABC mëson se se Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anulluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.

“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar.” – mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Kuvendi përjashtoi deputetët e opozitës pas kaosit të krijuar në Kuvend në seancën e kaluar, mes emrave të përjashtuar ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe Gazment Bardhi./abcnews.al/