Maxhoranca e relaksuar, Shkodra bashkon deputetët e opozitës dhe maxhorancës votojnë urën e Bunës

schedule15:09 - 18 Maj, 2023

schedule 15:09 - 18 Maj, 2023

TIRANË – Shkodra, i ndau të dielën por i bashkoi të enjten.

Edi Rama erdhi posacërisht në Kuvend vetëm për të votuar ndërtimin e urës mbi Bunë, pasi Shkodra i dha atë që kishte ëndërruar. Drejtimin për herë të parë të bashkisë.

Por kundër Shkodrës nuk votuan dot opozitarët të cilët u ndëshkuan të dielën.

Pasi të dy palët kryen misionin ndaj kryeqendrës së veriut, u larguan nga seanca. I pari Edi Rama.

Demokratët të ndarë në disa copa, në këtë seancë nuk kishin asnjë lider. Alibeaj mungonte, ndërsa Berisha, edhe pse kishte kërkuar fjalën, nuk erdhi.

Foltorja u ankua për rezultatin, por nuk u dëgjua nga asnjëra palë.

Mesazhin në sallë të zbrazët e dha edhe Partia Socialiste.

Vangjel Dule kishte hallin e vetë. Si të nxjerrë Fredi Belerin nga burgu.

Herën tjetër kur të mblidhen, deputetët do të flasin edhe për xhepat e tyre, teksa kërkojnë rritje page, meqë Rama u zotua t’ja rrisë gjithë administratës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!