Mavraj titullar në fitoren e Greuther Furth, Broja befasohet nga “Dhelprat”

schedule21:55 - 31 Janar, 2020

schedule 21:55 - 31 Janar, 2020

Greuther Furth siguroi një fitore të rëndësishme jashtë fushe. Ekipi i Mërgim Mavrajt mposhti 0-2 Regensburg dhe renditet përkohësisht në vend të katërt të divizionit të dytë të futbollit gjerman, tre pikë larg zonës që të ngjit në Bundesligë.

Mbrojtësi i kombëtares u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe bllokuan sulmet e vendasve bashkë me Caligiurin, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi për këtë vit të Greuther Furth.

Si titullar e nisi edhe Armando Broja me Chelsea U23. Sulmuesi 18-vjeçar luajti të plotë ndeshjen shtëpiake kundër Leicester U23. Ekipi londinez nuk ruajti avantazhin e dyfishtë dhe pësoi dy gola në 15 minutat e fundit. Takimi u mbyll 2-2 dhe barazimi vijon të mbajë Chelsea në krye të grupit 1 me 32 pikë, tre më shumë se rivalët e sotëm të Leicester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!