Mauricio Pochettino refuzoi një nga klubet dhe është në pritje të një oferte nga Juventusi

schedule17:07 - 23 Shtator, 2022

schedule 17:07 - 23 Shtator, 2022

Sipas burimeve, Mauricio Pochettino është i interesuar për postin e trajnerit të Juventusit. Argjentinasi u shkarkua nga PSG pas dështimit në Champions League.

Juve mbeti pa trofe sezonin e kaluar dhe filloi përsëri keq këtë sezon, kështu që e ardhmja e Massimiliano Allegrit në klub është e paqartë.

Pochettino e di se mund të ketë një shans në Allianz Stadium dhe ai është duke e pritur atë, shkruan abcnews.al.

Sipas Tuttojuve, Nice kontaktoi argjentinasin për ta ftuar në postin e trajnerit të klubit, por u refuzua.

Pochettino është duke pritur për peshq më të mëdhenj si Juventusi dhe shpreson se mund të zëvendësojë Allegrin. /G.D abcnews.al/