Sipas gazetarit të besueshëm, Matt Lawm i The Telegraph, Mauricio Pochettino tani është një hap larg të bëhet trajneri i ardhshëm i Chelsea.
Trajneri argjentinas është tani në negociatat përfundimtare me klubin dhe shpreson për një përfundim të shpejtë mbi kushtet e marrëveshjes kontraktuale.
Chelsea do t’i lejojë Pochettino-s të sjellë stafin e tij me të cilët ka punuar gjatë gjithë karrierës së tij te Espanyol, Southampton, Tottenham Hotspur dhe PSG. /G.D abcnews.al/
Burimi: Telegrafi