Mauricio Pochettino në modë, gjiganti rus tenton ta bindë për stolin

schedule14:31 - 29 Tetor, 2020

schedule 14:31 - 29 Tetor, 2020

Një lajm i bujshëm vjen nga Rusia. Zenit St Petersburg ka kontaktuar Mauricio Pochettinon për t’u bërë ai trajneri i ardhshëm i tyre. Tekniku aktual, Sergei Semak, është në vitin e fundit të kontratës dhe drejtuesit tashmë po mendojnë për një ndryshim në pankinë.

Sipas raportimit të “Championat”, ish-trajneri i Tottenham shikohet si njeriu i duhur për të marrë timonin e ekipit. Kujtojmë që argjentinasi është i papunë që nga nëntori i kaluar, kur dhe u shkarkua nga klubi londinez.

Nga ana tjetër Zenit humbi mbrëmjen e djeshme 2-0 në sfidën kundër Borussia Dortmund në Champions League dhe tashmë ata renditen në vendin e fundit në grup me 0 pikë pas dy ndeshjeve të para. Ndërsa në kampionat rusët mbajnë vendin e tretë, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani. /abcnews.al