Maturantët protestë te Ministria e Arsimit për provimin e Matematikës, bllokojnë rrugën

schedule11:50 - 12 Qershor, 2021

schedule 11:50 - 12 Qershor, 2021

Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës janë mbledhur këtë paradite për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë bllokuar rrugën e “Durrësit.

Ata pretendojnë se provimi i Matematikës ishte i vështirë, i pabazuar në literaturën. “Pyetjet nuk përputheshin me modelin e nxjerrë”, shprehen maturantët. Ata kërkojnë që të ulet pragu i pikëve.  Po ashtu ata thonë se prisnin një nivel mesatar pasi kështu u është premtuar për shkak edhe të mësimit online. Maturantëët do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara ministrisë derisa të merren në shqyrtim kërkesat e tyre.

https://youtu.be/UbTPRsBLe_8

Paralelisht me kryeqytetin, protesta të maturantëve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, Durrës, Shkodër dhe Gjirokastrës. Ata kanë marshuar në rrugë dhe kërkojnë drejtësi.

Ne kërkojmë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse kishte ushtrime që ishin ne nivelin maksimal dhe kufirin i 10 është vetëm 7 pike, ndërkohe kishte ushtrime me shume pikë të cilat kalonin çdo pritshmërie. Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Kërkojmë mbështetjen tuaj,  sepse nga këto provime varet e ardhmja jone qe me 3 vite pune na u shemb për 2 ore e gjysmë,” shprehen maturantët e Durrësit.

Nëse nuk marrin zgjidhje ata kanë kërcënuar se do të bojkotojnë provimin e radhës, atë me zgjedhje. Ndërkohë, më herët QSHA iu përgjigj maturantëve lidhur me pretendimet e tyre, duke theksuar se nuk kishte asgjë jashtë programit. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!